Është njëri nga shehidët e Luftërave Ballkanike, i cili me armë në dorë iu kundërvu armikut për ta shpëtuar atdheun nga gllabërimi i agresorit serb në vitin 1913. U lind në Tetovë në vitin 1860. Hfz. Sherifi shërbente si imam në Tetovë. Në vitin 1913, kur Serbia u vërsul kundër trojeve shqiptare, ky kapi armët dhe u vu në ballë të njësiteve patriotike (vullnetare) në malet e Sharrit përmbi fshatin Buzovc dhe luftoi heroikisht kundër forcave serbe.
Ra shehid në këtë luftë – për mbrojtjen e lirisë së atdheut – porse vendi i tij mbeti nën zgjedhën serbe. Përkohësisht e varrosën në Buzovcë. Më vonë është zhvarros dhe është bërë rivarrimi i tij në Tetovë.
(Burimi: Feti Mehdiu, Hafizët tanë gjatë historisë shekulli XVIII–2010 – Leksikon, Prishtinë, 2010.)