Dhuna policore, Ahmeti dhe Pampers ministrat e tij

Pavarësisht pretekstit (arsyes) për t’i bastisur shtëpitë e familjeve shqiptare, dua të shtrojë një pyetje shumë të sinqertë dhe aktuale: A ka politikanë ose funksionarë shqiptarë, që mund t’i mbrojë shqiptarët nga shfryrja jonjerëzore dhe demonstrimi i forcës së tepëruar policor, kur bastisen shtëpitë shqiptare?

-Shikoni vetëm sytë me lotë të atij cunit që po rrëfente për sjelljen brutale dhe dhunën e panevojshme ndaj familjarëve të tij. Kjo është tmerre. Gjëra të tilla mund të ndodhin vetëm në familjet shqiptare në Maqedoni, dhe askund tjetër. Tek maqedonasit, as cereku i kësaj sjelljeje policore nuk guxon të ndodh, ju betohem.

-Pyes Ali Ahmetin që është pjesë e qeverisë, nëse ky aksion është ndëmarrë edhe me lejen Pampers-ministrave të tij?

Zoti Ahmeti, a mund të na thoni, cila e keqe shqiptare mund ta trazoj reagimin dhe ndërgjegjen tuaj?

(Status në Facebook i gazetarit Fejzi Hajdari)/

Artikulli paraprakVideoja nga aksioni i djeshëm i policisë në Shkup dhe Tetovë (VIDEO)
Artikulli vijuesLufta e Irakut, zëvendësi i Blairit: Ishte e paligjshme