Hagë: Serbët kanë dhunuar sistematikisht gra e vajza

Dëshmitarja e mbrojtur RM-032 deklaroi sot në Tribunalin për krime të luftës në Hagë, në gjykimin e të akuzuarit për gjenocid në BeH, Ratko Mlladiq, se pjesëtarët e forcave serbe në verë të vitit 1992 kanë dhunuar myslimanet që mbaheshin në burgun e Kalinovikut.

Ajo shtoi se serbët e uniformuar rregullisht vinin në objektin e shkollës së Kalinovikut dhe i merrnin gra e vajza myslimane për t’i dhunuar. Disa nga ato vajza kurrë nuk janë kthyer, ceku kjo dëshmitare.

Kjo dëshmitare saktësoi se ka qenë e burgosur në këtë shkollë nga korriku e deri në shtator të vitit 1992, bashkë me tre fëmijë të saj, motrën dhe dhjetëra gra të tjera.

Avokati i Mlladiqit i sugjeroi dëshmitares, kurse ajo u përgjigj me pohim se personat që kanë dhunuar dhe vrarë femrat e këtij burgu nuk i kanë takuar forcave “të rregullta” serbe, por dihet fare mirë se komandën mbi të gjitha këto forca e ka pasur gjenerali Mlladiq, gjykimi i të cilit do të vazhdojë më 17 shtator/BS/kohaislame

Artikulli paraprakHudhra dhe vaji i hudhrës – dobitë e tyre
Artikulli vijuesNë tetor, marrëveshje për veriun