Hajdutët, përplasje fatale gjatë arratisë

Ishin arratisur të tre në të njëjtin motor pasi kishin bërë një grabitje në një dyqan bizhuterish në periferi të Torinos, por aventura e tyre ka përfunduar keq.

Një hajdut shqiptar dhe dy italianë teksa ecnin me shpejtësi me motorin e vogël janë përplasur me një ishull trafiku duke u aksidentuar rëndë.

Motori është copëtuar i tëri nga forca e përplasjes, ndërsa tre grabitësit janë arrestuar nga policia, bëjnë të ditur agjencitë italiane online.

Aktualisht ata ndodhen në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra, ndërkohë që malli i vjedhur është rekuperuar nga autoritetet.

Policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes dhe që sipas burimeve e kishin secila plumbin në tytë. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakTURQIA REAGON FUQISHËM NDAJ "AKTIVITETEVE KOLONIALISTE" TË IZRAELIT NË PALESTINË
Artikulli vijuesE tmerrshme, Kongresisti i parë amerikan me martesë homoseksuale