Hajduti dhe fazani

Në një kohë më para, er-Rasibi, një governator i Irakut ishte duke ngrënë me një grup të miqve të tij. Ndër to me te ishte edhe një burrë i cili e kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij si bandit dhe hajdut por që ishte penduar…. Ai bile kishte arritur të bëhej një shoqërues i er-Rasibit.

Ndërkohë që po hanin, shërbëtorët sollën fazanë të pjekur dhe er-Rasibi i dha një zog të tërë ishbanditit, i cili qeshi me zë të lartë pasi e kuptoi se çfarë lloji zogu ishte. Duke e parë atë të qeshte, er-Rasibi kërkoi prej atij të dijë se çfarë gjëje kishte këtu për të qeshur, kurse ai njeriu i tregoi atij historinë e mëposhtme: “Një ditë unë isha në mal duke pritur për dikë që ta vjedh, kur një njeri shumë i thjeshtë papritur u shfaq. Kur unë e ndalova dhe i kërkova të gjitha të hollat e tija, gjërat që i përkisnin dhe rrobat, ai menjëherë mi dha të gjitha. Ai pastaj mu lut ta lija të lirë të ikte.

Unë e lashë të ikte dhe ai u largua ashtu si ishte; lakuriq. Ashtu ai duke vazhduar në rrugën e tij, një mendim i frikshëm më erdhi ndër mend: ”ai mund të kërkojë ndihmë e të vijë pas meje” dhe unë e kapa atë dhe i thashë se unë duhet ta vrisja atë. Ai mu lut ta falja por unë duhej ta kryeja këtë gjë. Dhe ashtu si mora një copë pëlhure për tia mbuluar sytë atij, ai pa një fazan afër kodrës, iu kthye atij dhe i tha: ”Ji dëshmitarë para Allahut që unë jam duke u vrarë me padrejtësi”. “Por unë megjithatë e vrava” vazhdoi ish-banditi duke i treguar er-Rasibit: ”Kështu që kur ju më dhatë mua fazanin unë u kujtova për budallallëkun e të folurit të një fazani dhe qesha”. Kur dëgjoi atë governatori u bë shumë nervoz dhe i tha burrit: ”Por tani ti vetë e rrëfeve se ke vrarë një njeri të pafajshëm. Kështu ai i thirri rojet dhe i urdhëroi… Allahu Ekber! Koha kaloi dhe banditi mendoi se fazani nuk mund të fliste dhe se ai nuk do të bëhej një dëshmitarë. Jo vetëm që dëshmoj për vrasjen e një njeriu të pafajshëm por ishte edhe arsyeja që banditi rrëfeu krimin e tij dhe u takua me fundin që meritonte. Allahu është me ata të cilëve iu është bërë keq. Madje edhe nëse ngandonjëherë do ca kohë, drejtësia gjithmonë do mbizotëron.

Pejgamberi, Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Frikësohu prej duasë (lutjes) së një personi të cilit i është bërë zullum (padrejtësi) sepse nuk ka pengesë midis Allahut dhe duasë (lutjes) së tij”. (është dua e pranuar .) [Buhari dhe Muslim]

Ata të cilët zaptojnë hakun e të tjerëve duhet të paralajmërohen që e keqja do t’u kthehet atyre.

Uvejmir Axhum

Marrë nga: el-Xhumua vol 15 nr 12

Artikulli paraprak3 format se si shkaterrohet një popull
Artikulli vijuesDialogu i rrallë i BBC-së me dy fëmijë në Halep, Wissam dhe Zane: ka një Ditë Gjykimi! (video)