Dialogu i rrallë i BBC-së me dy fëmijë në Halep, Wissam dhe Zane: ka një Ditë Gjykimi! (video)

0
583

Një gazetar i BBC-së ka bërë një intervistë me dy fëmijë të Halepit: Wissam, 12-vjeçar dhe Zane, 11-vjeçar, të cilët jetojnë mes bombardimeve, dhe mesazhi i tyre që dëshirojnë t’i përçojnë botës është shumë i thjeshtë: “Mos na harroni!”

“Ne kalojmë gjithë ditën duke lozur, vizatuar dhe lexuar. Ne vetëm përpiqemi që ta mbushim kohën tonë të lirë. Por kur fillojnë bombardimet, ne ikim në korridorin jashtë kësaj dhome për t’u strehuar”, thotë njëri prej djemve.

Gazetari i BBC: A keni ndonjë porosi për fëmijët e këtij vendi apo për fëmijët tjerë nëpër botë?

“Gjithë ata që thonë se duhet ta braktisim vendin tonë janë gabim. Ne do të qëndrojmë këtu!”, përgjigjet njëri djalë.

“Diçka tjetër që dëshiroj t’u them gjithë fëmijëve në mbarë botën është se ne jemi këtu. Ju lutem mos na harroni! Ne dëshirojmë të jetojmë, jo të vdesim!”, thotë djali tjetër.

Gazetari i BBC: A keni mundësi të shkoni në shkollë tani?

“Nuk kemi qenë në shkollë gjatë gjithë muajit. Çdoherë që dëshirojmë të shkojmë në shkollë, avionët fillojnë të gjuajnë bomba-fuçi duke shkaktuar shkatërrime të mëdha”, përgjigjet njëri prej fëmijëve.

“Për shkak se kam dëgjuar zërat e avionëve për një kohë të gjatë tashmë, mund t’ju them se cili është helikopter, cili është avion bombardues dhe cila është fluturake. Për t’i ndihmuar vetes kam shikuar shumë foto të tyre në Facebook. Dëshiroj që të gjithë liderët e botës të bëhen bashkë dhe t’u japin fund luftimeve në Siri. Në të kundërtën, nëse luftimet vazhdojnë, Zoti nuk do t’ua falë dhe do t’ju mbajë përgjegjës. As unë as miqtë e mi nuk do t’ua falim kurrë prej tani e deri në Ditën e Gjykimit”, përgjigjet tjetri.

Gazetari i BBC: Po cili do të ishte mesazhi juaj për presidentin Assad, aleatët e tij Rusinë dhe ushtritë tjera në e Iran?

“Unë i them Assadit: ‘Allahu të dënoftë! Nuk mund ta falë ty prej tani e deri në Ditën e Gjykimit. Zoti do të të ngaërkojë me përgjegjësi për atë që ke bërë’”.

Gazetari i BBC: Çfarë dëshiron të bëheni kur të rriteni?

“Dëshiroj të bëhem arkitekt që të rindërtoj gjithë atë që ka shkatërruar Asadi”, thotë në fund njëri prej vogëlushëve./tesheshi.com/