Hajnat ta vjedhin edhe Kryqin e Kuq

Hajnat e Pejës nuk zgjedhin vend për të vjedhur. Madje as organizatat që merren më çështje humanitare. Dy nga ta kanë thyer depon e Kryqit të Kuq në këtë qytet ku kanë vjedhur batanije dhe jorganë.
Vjedhja është kryer më 6 dhe 8 mars ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dje.
 
Sipas raportit të Policisë,pas hetimeve te zhvilluara, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit nga një depo e Kryqi të Kuq kishin vjedhur 50 copë batanije dhe disa jorgan.
 
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 batanije të vjedhura. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Artikulli paraprakShafiu
Artikulli vijuesNesër në 23:45 fillon pranvera, eklipsi i Diellit në 9:37