Hakohen mijëra përdorues në Twitter

Deri në 55,000 llogari në Twitter thuhet që janë hakuar. Hakimi thuhet që është kryer nga një grup i bashkuar me Anonymous.

Sipas Mashable, hollësitë e deri 55,000 llogari të përdoruesve në Twitter ishte thënë që janë postuar në pastebin.com

Airdemon.net tregoi për këtë ngjarje dhe pranoi që përdorues të njohur në Twitter ishin në mesin e llogarive të vjedhura, megjithëse nuk ishte thënë se kush ishin në të vërtet këta përdorues.

Twitter mohoi për numrin e llogarive të hakuara, duke këmbëngulur: “lista e llogarive dhe fjalëkalimeve ka të bëjë me më shumë se 20,000 të njëjta. Gjithashtu llogari për spam & kredenciale të pasakta për qasje” shkroi@twittercomms në një llogari zyrtare para pak orësh.

Shumë nga fjalëkalimet dhe llogaritë nuk janë të lidhura duke i bërë ato të papërdorura virtualisht dhe duket të jenë spam, beson Twitter.

Sidoqoftë, @twittercomms shtoi: “risi: Kredencialet për zbulimet e dyshuara: Ne jemi duke shikuar në gjendje dhe kemi shtyrë ndryshimin e fjalëkalimeve për llogaritë me mundësi të prekura.”

Mikroblogu ka dërguar ndryshim të fjalëkalimeve tek llogaritë që janë prekur dhe iu ka kërkuar përdoruesve që të vizitojnë qendrën e ndihmës për të ndryshuar fjalëkalimet e përdoruesit.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter kishte një ndikim kaq të madh nga hakimet – në vitin 2009 hakerët arritën që të fitjnë qasje në faqen e popullarizuar, duke e bërë Komisionin për Tregti të Drejtë në Shtetet e Bashkuara kërkuar një program “të kuptueshëm” sigurie ose të ballafaqohet me gjoba të rënda nëse dështon ta bëjë këtë.

Artikulli paraprakHeqja e gjakut (Hixhame)
Artikulli vijues“Ilegalët” e veriut pohojnë se ende janë në pushtet