Dy modelet e BMW Series 5 me paketë të re

Kompania gjermane për rregullimin e veturave, RFK Tuning, sjell pakon e re për modifikimin modeleve aktuale të BMW-së nga Series 5, më saktësisht, versionin limuzinë dhe karavan (F10 dhe F11).

Kjo kompani për këtë paketë ka parashikuar set të rrotave RFK “Elegance Wheel E1” me diametër prej 20-inç, 9×20 me goma 245/35 R20 të përparme dhe 10.5×20 me goma 285/30 R20 të prapme, transmeton Koha.net.

Gjithashtu në këtë paketë hyn edhe spoiler i përparmë JMS Exclusive Line si dhe pjesë të tjera sportive.

Çmimi i kësaj pakete të kompanisë RFK Tuning nuk është bërë i ditur.

Artikulli paraprakLojërat pjesë e rëndësishme e Apple TV
Artikulli vijuesAutobusi bie në humnerë, humbin jetën 15 persona