Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë. Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Specialistët e firmës me bazë në Singapor e quajtën faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit. Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020, ndërsa janë llogaritur të kenë qenë 126.000.000.000 dollarë në vitin 2011. HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore./noa/kohaislame.com
You Might also Like
Chrome për iOS
Të gjithë e dinë se Safari i Apple është shfletuesi preferencë në pajisjet me iOS,…
By
1 Min Read
A ja vlen të blesh një laptop në ditët e sotme
Laptopët në ditët e sotme nuk janë shumë të kushtueshëm, janë të lëvizshëm dhe kryejnë…
By
3 Min Read
Shfaqen disa fotografi të Samsung Galaxy S4 mini
Sipas disa fotografive të postuara në SamMobile, ndërmarrja Samsung mund të jetë duke përgatitur telefonin…
By
1 Min Read
Kompania Japan Display lanson ekranet 651ppi
Për të mos lënë pas njoftimin e LG për ekranet e celularëve 440ppi, Japan Display…
By
2 Min Read
Sir Jonathan Ive preferon të qëndrojë te Apple
Sir Jonathan Ive, i lindur ne Chingford të Londrës, ishte projektuesi i shumicës së produkteve…
By
2 Min Read
iPad Pro vjen në fund të këtij viti
iPad Pro nuk është vetëm pjesë e thashethemeve të imagjinuara të entuziastëve të teknologjisë, mirëpo…
By
1 Min Read
