7 shenjat e varësisë ndaj internetit

Thuajse të gjithëve u ndodh që të mos bien të flenë pa kontrolluar një herë profilin në Facebook, apo pa kontrolluar emailin deri në atë pikë sa krijojnë varësi.

Kjo sjellje cilësohet si Internet addiction disorder, ose varësi ndaj internetit, ku psikiatri amerikan Ivan Goldberg, në bashkëpunim me një ekip studiuesish kanë renditur 7 shenjat e qarta që tregojnë varësinë ndaj internetit.

-Nevoja për të kaluar gjithnjë e më shumë kohë në internet.

-Zbehja e interesit për aktivitete të tjera.

-Kur pas ndërprerjes së internetit shfaqen shenja acarimi dhe ankthi.

-Nevoja për të hyrë online gjithnjë e më shpesh dhe për periudha kohore më të gjata në raport me synimin fillestar.

-Pamundësia për të ndërprerë kontaktet e internetit.

-Domosdoshmëria e kalimit të kohës nëpër sajte, nëpër rrjete sociale dhe shkembim mesazhesh etj.

-Të vazhdosh të përdorësh internetin pavarësisht vetëdijes për pasojat fizike, sociale, të punës dhe psikologjike./noa

Artikulli paraprakHalalTrip – Turizmi Hallall: Hotele dhe udhëtime për muslimanët
Artikulli vijuesHalalTrip – Turizmi Hallall: Hotele dhe udhëtime për muslimanët