Halfeti, parajsa e fshehur e Turqisë

Me ardhjen e pranveres dhe zgjimin e natyres, fillon sezoni i ri turistik ne shume rajone terheqese te Turqise, e ne veçanti ne qytetinn Halfeti.

Eshte fjala per qytetin i cili eshte i perfshire ne rrjetin global Cittaslow Internacional, si qytet ku jeta eshte e bute e qete dhe e ngadalshme. Me te vertet Halfeti justifikon epitetin ” jete e ngadalsuar ” , te cilin epitet ia dha atij levizja Cittaslow Internacional, ku atrakcion të veçante per qytetin paraqet penda e lumit Bilecik e cila e mbulon nje pjese te qytetit.

Shtepite e ndertuara prej gurri mbajne ne vete gjurmet e historise, me bukurine e tyre natyrore terheqin vemendjen e vizitoreve. Ne pjesen e mbuluar me uje mund te behen ture me anije. Shume turiste kete qytet e quajn “parajse e fshehur” .

Gjate tureve me anije, turistet mund te verejne nga larg, gershetimin e gjurmeve te qyteterimeve te vjetra, siç eshte kulla Rumkale.

Minaren e xhamise Ullu, e cila tani eshte pjeserisht nen uje, si dhe fshatin e braktisur Savasana, te gjitha keto terheqin vemendjen e dashamireve te historise, natyres dhe jetes se qete.

Pervoj e vecantë dhe interesante  eshte kalimi mbi uren e pezulluar  te ndertuar prej druri.

Kryetari i keshillit te qytetit Halfetija Nihat Özdal ka thene se ata kane investuar dhe kan be shume perpjekje ne promovimin e qytetit, keshtu qe Halfetin ne vitin 2014 e kan vizituar rreth 800 mije turiste. Özdal shtoi se qellimi i  tyre per kete vit eshte qe te terheqin te pakten dy here me shume vizitore se sa vitin e kaluar.

(Islampress)

Artikulli paraprakFamilja muslimane që kujdeset për kishën e Ringjalljes në Jeruzalem
Artikulli vijues12 kuriozitete rreth hurmës!