Sikur të kish ndodhë kjo në vend Islam mediat do të bënin zhurmë! – Infermierja dhunon brutalisht foshnjën 4 ditëshe (Video,+18)

Pamje shokuese janë publikuar nga mediat në Bullgari. Një infermiere në një spital të Sofjes torturon foshnjën 4 ditëshe.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar momentin kur infermierja Emiliya Kovacheva shkon në dhomën në të cilën janë vendosur foshnjat dhe dunon në mënyrë brutale të porsalindurën Nicole Dimitrova.

Rasti ka shkaktuar shumë indinjatë në Bullgari, ndërsa pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e botës.

Infermierja është arrestuar, ndërsa para Gjykatës u shfajësua duke thënë se kishte vepruar në atë mënyrë pasi humbi durimin. Ajo ishte në punë përgjatë gjithë 24 orëve pa pushim.

Gjykata vendosi lirim me kusht për infermieren.

Qindra protestues u tubuan para godinës së Gjykatës, për të kundërshtuar këtë vendim, ndërkohë që zemërim të madh ka pasur edhe në rrjetet sociale.

Fatmirësisht foshnja arriti të mbijetonte pas një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e spitalit Tokuda, transmeton Lapsi.

https://www.youtube.com/watch?v=IvVMKgAzIA0

Artikulli paraprakIrani thotë se ka hedhur dy raketa balistike provë
Artikulli vijuesRruga ballkanike e refugjatëve, Merkel: Siguroni kufijtë e Shqipërisë!