Shumë shpesh dëgjojmë që dikush e ka mësuar Kuranin përmendsh dhe kjo është gjë e mrekullueshme. Kur dëgjojmë që Kuranin përmendsh e ka mësuar një fëmijë edhe më shumë mahnitemi. Mirëpo tregimi në vijim i ngjanë mrekullisë. Halidi është fëmijë që ende si ka mbushur tetë vjet. Fjalët e para që i ka folur kanë qenë në moshën katër vjeçare dhe ato fjalë ishin disa ajete të sures Vakia dhe Kehf, pastaj filloi të thotë nëna, babai, fjalë këto të zakonshme tek fëmijë, shkruan islambona.ba.
E çuditshme është ajo që Halidi është një fëmijë që ka zhvillim të vonuar mental, nuk di as të lexoj as të shkruaj, flet me vështirësi, ndërsa në shkollë nuk ka shkuar asnjë ditë. Krahas kësaj, ky djaloish e ka mësuar Kuranin përmendsh edhe atë në shtatë kiraete (lexime)
Gajtë vizitës së shtëpisë së tij me dy dhoma në një kamp refugjatës në Gaza takuam edhe motrën e tij, Sundusin e cila është shtatë vjeçare por që ka vonim në zhvillimin mental dhe vështirë lëviz.
Varfria e madhe në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës ka bërë që të mos u kushtohet kujdes i veçantë rasteve të tilla. Izolimi ekonimik nuk lejon që këto fëmijë të marrin kujdesin e nevojshëm mjekësorë, çka paraqet një problem të madh për prindërit e Halidit.
Megjithatë, gjyshja e Halidit Ummu Emxhed Musa, e cila kalon kohën më të madhe me nipin e saj thotë: “Edhe pse nipi im ka probleme të tilla, Allahu atij i ka dhënë begati të madhe. Të mësosh Kuranin është një begati e madhe dhe dëshirë e çdo muslimani.
(Islampress)