Halili: “Dora e Ngrohtë”, vazhdon tju kthej buzëqeshjen familjeve të varfëra, komuna e Bursës ndihmoi mbi 400 synetime

Organizata humanitare “Dora e ngrohtë” nga Gostivari me muaj të tëra është duke punuar që tju kthenë buzëqeshjen nevojtarëve, njerëzve halexhinj dhe tju kthenë shpresën zemrave të thyera nga varfëria e skajshme. Drejtuesja e kësaj organizate Mimoza Halili Lumani, në një intervistë për Zhurnal flet për aktivitetet e bujshme të kësaj organizate. Ajo si projekt të madh ku janë bërë synet 404 fëmijë skamnor të rajonit të Maqedonisë lindore. Këtë projekt e ka mbështetur fuqimisht kryetari i komunës së Bursës, Rexhep Alltepe.

Por aktivitetet e kësaj organizate nuk janë ndalur këtu, dora e ngrohtë ka organizuar aktivitete për senzibilizimin e grave shqiptare në luftën kundër kancerit në gji. Kryetarja e kësaj organizate znj. Lumani, thotë se me dëshirë të madhe është përkushtuar që tju ndihmojë familjeve të varfëra, momentalisht organizohet një ndihmë për familjen Ibrahimi nga fshati Toplicë e Gostivarit. Kjo familje 5 anëtarëshe me 3 fëmijë të vegjël kalojn natën pa e ngrën darkën, shtëpia është e shkatërruar ndërsa kryefamiljarja me lot në sy dhe rrënkim të madh kërkon ndihmën e njerëzve human.


ZHURNAL:
E nderuara Kryetare Z.nj Mimoza Halili Lumani a mund të na thoni se si lindi ideja për themelimin e Shoqatës Humanitare Dora e ngrohtë me seli në Gostivar. Pra cili ishte motivi por edhe qëllimet e formimit të kësaj Shoqate Kryetare e të cilës jeni ju.

Mimoza Halili Lumani :
Bashk me disa disa individ humanistë, të ngritur intelektulisht dhe moralisht , për të cilët preokupim kryesor është kujdesi dhe brenga për njeriun dhe për gjendjen e tij të vështirë e të pavolitshme në shoqëri. Duke i analizuar dhe shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat fatkeqsisht janë të pafavorshme për njerëzit në aspektin ekonomik material dhe finaciar e të cilat mbretërojnë një kohë të gjatë si pasojë e krizës së madhe ekonomike dhe finaciare në vendin tonë dhe më gjërë, e të cilat manifestohen përmes vështërsive të shumta për një pjesë të madhe të popullatës erdhëm në përfundim dhe konstatuam se ka nevojë dhe hapsirë për themelimin e një Shoqate Humanitare përmes së cilës sado pak do tu ndihmoeshte njerëzve të cilët ballafaqohen me probleme të natyrës dhe karaktereve ekonomike dhe materiale. Ideja dhe motivet do të themë se ishin dhe janë shum njerëzore dhe fisnike dhe atë me qëllim që të bëjmë punë, aktivitete e veprime shum të nevojshme dhe të domosdoshme që do të jenë në të mirën e njerëzve. Dhe duke e pare këtë gjendje tejet të vështire që mbretëron në vendin tonë mua dhe grupit vullnetar në përbërje, Reshat Shabani, Esma Al Lami.,Gajur Elezi, Petrit Menaj dhe Abdulbari Imeri na lindi ideja që më 25 maj të vitit 2014 ta themelojnë shoqatën Humanitare Dora e Ngrohtë me seli në qytetin e Gostivarit. .Dhe Jo pa qellim vendosëm që të quhet Shoqata Humanitare Dora e Ngrohtë sepse njerëzit kanë nevojë për një dorë të ngrohtë që nga ana tjetër njerëzve nevojtar dhe hallexhinjë do t ‘ua ngrohte edhe zemrat dhe shpirtërat.

ZHURNAL:
Z.nja Lumani-Halili. Cilat janë aktivitetet më të rëndësishme humanitare që i keni realizuar deri tani si Shoqatë Humanitare Dora e Ngrohtë.

Mimoza Halili Lumani :
Ne si shoqatë humanitare Dora e Ngrohtë kemi realizuar një mori projektesh dhe aktivitetesh humanitare. Do ti permend aktivitetet e vizitave të organizuara pa pagesë nga mjek specialist per egzaminimin e semundjes se kancerit të gjirit për femrat e zonave rurale, Para disa muajsh me përkrahjen e Komunës së qytetit të Bursës së Republikës së Turqisë dhe me mbështetjen e parezervë të Kryetarit të kësaj Komune Rexhep Alltepe kemi organizuar një synetim të 404 femijëve skamore në qytetet Veles dhe Prilep. Kemi shpërndarë ndihma në veshmbathje dhe ushqime me rastin e muajit te Ramazanit .Kemi organizuar akcionin e shpërndarjes së ushqimeve dhe veshmbathjeve për njerëzit që janë detyruar që ti braktisin vendet e tyre si pasojë e veprimeve luftarake dhe kaosit që po mbretëron në Siri dhe vatra tjera të përfshira nga luftërat. Kemi siguruar dhe shpërndarë ndihma për femijet me aftesi të kufizuar ne Shqiperi. Si dhe kemi realizuar shume aktitete te tjera..

ZHURNAL:
Z.nj Kryetare. Si po vijon gjithashtu nëse mund ta quajmë aktivitet humanitar në kuadër të akcionit në mbështetje të femrave lidhur me rrezikun nga sëmurja e Kancerit të xhirit. Pra sa keni arritur që deri tani ti senzibilizoni dhe tu ndihmoni këtyre femrave gjatë kësaj periudhe?.

Mimoza Halili Lumani.
Si pike kryesore e programit humanitar të Shoqatës humanitare Dora e Ngroht është edhe lufta kundër Kancerit të gjirit.Me këtë rast ne jemi senzibilizuar që të ndihmojmë .Pasi që të gjithë tanimë e dime se kjo sëmundje është shum prezente në shoqërinë tone. Lidhur me këtë qështje Shoqata Humanitare Dora e Ngrohtë ka organizuar akcione të vizitave permes së cilave janë kryer, kontrolle dhe analiza mamografike për grate e zonave rurale pasiqë atje informacionet për këtë sëmurje janë shum të pakta. Kështu ne në muajin tetor të vitit 2014 organizuam dhe mbajtëm një ligjeratë dhe konsultim në qytetin e Gostivarit me mjek specialist të kësaj lëmie që u titullua “MARATONA E JETES” Kjo ligjëratë pati një interesim shum të madh ndërsa qëllimi ynë ishte që ti vetëdijsojmë dhe informojmë grate, femrat.nënat dhe motrat se si të kujdesen për vehten e tyre..pasi e dime qe kjo semundje vdekjeprurese nuk fal por nese zbulohet me kohe ajo mund të eliminohet apo edhe të shërohet. Unë si nënë dhe motër nuk do të ndalem këtu por do të luftoj që te arrijmë që në bashkpunim me spitale boterore që të bëhet i mundur dërgimi i atyre femrave të goditura nga kjo sëmundjeje për kurim.

ZHURNAL:
Z.nj Kryetare, A mund të na thoni shkurt se çka paraqet për ju aktiviteti humanitar si dhe cili është për ju motivi kryesor për tu marrë me këtë aktivitet shum human.

Mimoza Halili Lumani:
Për mua aktiviteti humanitar do të thotë. Mos u ndal asnjëher që të bëshë mire dhe të ndihmosh kur ke qëllim të mirë dhe kur për ndihmën tënde ka nevojë njeriu. Motivi im kryesor në aktivitetin tim humanitar eshte se veprat e mira nuk vdesin kurrë. Unë shpesh e përdor një thenje e ajo është se cfar kam marrë në dore unë mund që mos e kemë më, por se atë qe kam dhene mbetet gjithashtu edhe te unë. Unë për vete do të themë se qysh në moshë të re kuptova dhe mësova se njerëzve duhet tu dhurohet kujdesi dhe brenga e nevojshme dhe e domosdoshme. Dhe atëher kur un nuk kisha mundesi të dhuroja gjësende të aspektit material un vazhdoja ta dhuroja atë që e kisha pra kujdesin dhe dashurinë njerëzore. Gjithmonë kam pasur nje deshire të madhe ti dhuroj e ndihmoj njerezit me nevoja. Motivi i këtij qëllimi ishte i ndjeri vellau im i cili ishte invalid dhe une si moter e kisha kënaqësi dhe obligim moral që të kujdesesha për të bashk me motrat e mia. Mirëpo në jetën e përditshme ka edhe shume vellezër e motra që kanë nevoje për kujdes dhe ndihmë.

ZHURNAL
: Z.nj Mimoza Lumani-Halili. Kush janë dhuruesit më të shpeshtë të ndihmave humanitare, sa dhe si po i ndihmojnë ata Shoqatës Dora e ngroht në ralizimin e aktiviteteve të saja humanitare.

Mimoza Halili Lumani
: Dhuruesit dhe sponozorët e ndihmave në të shumtën e rasteve janë qytetaret shpitmirë dhe human por dhe afaristë brenda dhe jashta Maqedonisë.Me këtë rast ne si Shoqatë Humanitare Dora e Ngrohtë i falenderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë për përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë që na e kanë dhënë dhe po na e japin për realizimin e aktiviteteve tona humanitare.

ZHURNAL:Z.nj Kryetare. A mund të na thoni se cilat janë apo dhe cilat do të jenë aktivitetet, projektet e radhës humnitare që do të organizohen dhe realizohen nga ana e Shoqatës Humanitare Dora e ngrohtë.

Mimoza Halili Lumani
: Si Shoqatë Humanitare Dora e Ngrohtë kemi në plan të vazhdojmë me aktivitetet tona karakteristike humanitare që I kemi organizuar dhe realizuar deri tani dhe atë në tërë territorin e vendit. Projekti që e kemi momentalisht është ndihma për familjen Ibrahimi nga fshati Toplice të Gostivarit.Kjo familje ka nevojë urgjente për ndihmë sepse shtëpia e tyre është e papërshtatshme për banim, ndërsa ne po i bëjmë përpjekjet tona maksimale që ta realizojme kete projekt e ta gëzojmë këtë familje 5 anëtarëshe me tre fëmije të mitur. Gjithashtu vlenë të përmendet projekti që do të mundohemi ta jetësojmë dhe realizojmë ndërsa permes tij do të mundohemi që njerëzve të moshave të treta tu ndihmojmë për marrjen e pensioneve. Nje projekt tjetër që akoma është vetëm projekt ideor është edhe ai i ndërtimit të një spitali për njerezit me nevoja të posaqme por tani për tani ne na mbetet që të mobilizohemi dhe ti krijojmë të gjitha kushtet për ti realizuar keto projekte të mëdha. Ne si activist dhe si Shoqatë nuk do të ndalemi duke dhënë ndihmesën tonë për çdo lloj projekti dhe e falenderoj Zotin si dhe anëtarët e shoqatës për ndihmesën e tyre të pakursyer në çdo aktivitet tonin.

Artikulli paraprakGazetari Sami Ademi me postim emocional në njëmujorin e vdekjes së djalit Leartit
Artikulli vijuesPajaziti: Politika shqiptare si dëshpërim kolektiv