Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas publikimit të një komunikimi të zyrtarëve të VV-së në Viber. Përmes reagimit, Dërguti ka thënë se ndjen nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar.
Por, pas këtij reagimi Derguti ka marrë edhe ofendime nga njerëzit e VV’së.Kimete Konjufca, halla e deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka reaguar ashpër deputetes Aida Dërguti përmes një komenti në Facebook.
Ajo e ka malluar Dërgutin edhe për votat që i ka marrë.“Marre te qofte, mospajtimet diskutohen, e jo te shprehesh ne atë menuryr, haram te qofte qdo vote e qdo njeri qe kemi lobu per ty, turp!”, ka shkruar ajo.