Xhamitë në Halep kanë mbetur pa ezan dhe pa teravih

Si pasojë e sulmeve tokësore, ajrore dhe e armëve të rënda të ndërmarra që prej tre vitesh nga forcat e regjimit në qytetin Halep të Sirisë janë shkatërruar ose dëmtuar qindra xhami.
 
 Halepi ndër qendrat më të rëndësishme të qytetërimit të historisë Islame për shkak të luftës së brendshme dhe konflikteve në vazhdim për vite me rradhë po humbet me shpejtësi cilësitë e tij historike. Në qytetin ku veprat si bujtinat, hamamet dhe komplekset arsimore të cilat përfaqësojnë pasurinë historike dhe kulturore në qytet janë shkatërruar, gjithashtu edhe xhamitë të cilat dikur ishin të tejmbushura dhe ku namazet e teravihve faleshin jashtë mureve te xhamive sot ato janë braktisur në mëshirë të fatit.
 
Si pasojë e sulmeve tokësore, ajrore dhe e armëve të rënda të ndërmarra që prej tre vitesh nga forcat e regjimit në qytetin Halep të Sirisë janë shkatërruar ose dëmtuar qindra xhami. Tashmë edhe në vendet e adhurimit të cila janë bërë objekt i sulmeve të pandërprera me “bomba fuçi dhe vakum” nuk këndohet as ezani dhe as nuk falen më namazet e teravihve.
 
Muhammed Xhelali, imami i xhamisë Pasha në frontin e luftës në rajonin e Halepit ka folur për gazetarin e Anadolu Agency, ku ai ka pohuar se për shkak të sulmeve të regjimit populli ka frikë të vijë në xhami.
 
Xhelali, i cili ka theksuar se çdo ditë në Halep ndërmerren sulme me “bomba fuçi” dhe raketa ndaj vendbanimeve të civilëve ai ka pohuar më tej se: “Në sulmin e ndërmarrë nga helikopterët e ushtrisë me ‘bomba fuçi’ ndaj xhamisë Saad el-Ensari në rajonin Ensari humbën jetën dhe u plagosën një numër i madh i qytetarëve tanë. Për shkak të sulmeve të regjimit xhamitë në Halep kanë mbetur pa ezanë dhe pa namaz të teravihve. Xhamitë të cilat më parë mbusheshin plot e për plot tashmë frekuentohen nga një numër i pakët”.
 
– “Regjimi i Asad në namazet e xhumave dhe të kohëve të tjera ka si objektiv xhamitë”-
 
Xhelali i cili thekson se avionët dhe helikopterët e regjimit me ardhjen e muajit të Ramazanit vendosin në shënjestër xhamitë veçanërisht në namazet e xhumave dhe në namazet e tjera, ai u shpreh se këto sulme kanë shkaktuar humbjen e një numri të madh të jetëve.
 
Theksohet se afërsisht 300 xhami kanë qenë shënjestër e sulmeve të ndërmarra nga forcat e regjimit në Halep dhe përreth tij dhe se 150 xhami kanë dalë jashtë përdorimit.kohaislame
Artikulli paraprakTurqi, aksidentohet anija-cisternë me një tjetër pasagjerësh, një pjesë e karburantit në det
Artikulli vijues"Flota e 3-të e Lirisë" që synon të thyejë bllokadën izraelite është nisur drejt Gazës