Nënkryetari i zyrës politike të lëvizjes palestineze Hamas, tha se Hamasi në konfliktet e ardhshme do t’a befasojë Izraelin.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar televizionin Al Mejadin, Ismail Hanije të enjten, në fjalimin e tij tha se Hamasi vazhdon të luftojë për Kodsin dhe palestinezët kërkojnë të jenë të bashkuar në luftën për çlirimin e Palestinës.
Ismail Hanije deklaroi: “Qëllimi ynë nuk është vetëm lufta për mbrojtjen e Gazës, por synimi ynë është për të luftuar për çlirimin e të gjithë Kodsit dhe mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa, si dhe çlirimin e të gjitha territoreve palestineze.”
Ai shtoi: “Gaza është e një rëndësie të madhe strategjike për ne”.