Hamilton, i pari në provat e lira, ndjek Raikkonen dhe Rosberg

Një xhiro e mirë i mjaftoi britanikut Lewis Hamilton për të treguar se kush është dominuesi i Formulës 1 në ditët e sotme. Piloti i Mercedesit, pas shumë problemeve në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, regjistroi një kohë të shpejtë në sesionin e dytë që nuk u përmirësua dot nga asnjë pilot tjetër. 
 
Rezultatet e sesionit të parëSurpriza e këtyre provave ishte vendi i dytë i Kimi Raikkonen, i cili tregoi se Ferrari është përmirësuar shumë në krahasim me vitin e kaluar.
 
Vendi i tretë për Nico Rosberg (Mercedes), i cili regjistroi një kohë rreth 5 të dhjetat më të ngadaltë se shoku i tij i skuadrës.
 
Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Malajzisë do të zhvillohen të shtunën në orën 10:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në orën 08:00 (me orën shqiptare). Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
 
Ja rezultatet e provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë:
 
1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:39.790
2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:40.163
3. Nico Rosberg (Mercedes) 1:40.218
4. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:40.346
5. Valtteri Bottas (Williams) 1:40.450
6. Felipe Massa (Williams) 1:40.560
7. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:40.652
8. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:41.220
9. Marcus Ericsson (Sauber) 1:41.261
10. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:41.799
11. Pastor Maldonado (Lotus) 1:41.877
12. Felipe Nasr (Sauber) 1:41.988
13. Sergio Perez (Force India) 1:42.242
14. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:42.291
15. Nico Hülkenberg (Force India) 1:42.330
16. Fernando Alonso (McLaren) 1:42.506
17. Jenson Button (McLaren) 1:42.637
18. Romain Grosjean (Lotus) 1:42.948
19. Will Stevens (Manor) 1:45.704
20. Roberto Merhi (Manor) 1:47.229
 
Artikulli paraprakDurrës, sekuestrohet 2.5 kg heroinë, arrestohet 38-vjeçari
Artikulli vijuesAnijet e marinës egjiptiane lundrojnë drejt Jemenit