Anijet e marinës egjiptiane lundrojnë drejt Jemenit

Pritet që dy anijetraketore dhe dy anije lundruese tl arrijnë sonte në portin Aden në Jemen
 
Katër anije ushtarake të marinës egjiptiane kanë lundruar nga porti Port Said. Anijet do të lundrojnë në Detin e Kuq, ndërsa pritet që sonte të arrijë në portin jemenas Aden, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Burimet nga marina pretendojnë se bëhet fjalë për dy anije raketore dhe dy anije lundruese. Burimi njoftoi se anijet luftarake për destinacion kanë portin Aden, ndërsa arritja e anijeve pritet sot në orët e mbrëmjes. 
 
Aviacioni i vendeve arabe të cilin e udhëhoqën forcat e Arabisë Saudite të mërkurën mbrëma kanë kryer sulmet ajrore ndaj pozitave të Husive në Jemen. Aksioni është kryer nën emrin e koduar “Stuhia e Stabilitetit”, ndërsa morën pjesë forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahrejnit, Sudanit, Kuvajtit, Egjiptit dhe Marokut.
Artikulli paraprakHamilton, i pari në provat e lira, ndjek Raikkonen dhe Rosberg
Artikulli vijuesAvioni i linjës Barcelonë-Mynih bëri një ulje emergjente