Ministri i jashtëm britanik Filip Hamond ka thënë se përgjegjësi kryesor per luftën në Siri është kreu i regjimit Bashar al Assad. Hamond shtoi se Asadi duhet të merret përgjegjës per vrasjen e mijëra personave gjatë katër viteve të luftës.
Këto deklarata erdhën gjatë takimit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Hamond theksoi se është e pamundur që të pritet një pajtim brenda Sirisë përderisa Bashar Assad nuk braktisë postin e tij, dhe të liroj vendin per bisedime dhe zgjidhje diplomatike.