Vëllazëria Myslimane e Egjiptit e ka përshkruar sundimin e presidentit egjiptian Abdel-Fatah al-Sisi si te “pasigurt”, duke parashikuar edhe rënien e tij.
Në një deklaratë të lëshuar kohëve të fundit, Vëllazëria tha se regjimi i al-Sisi kishte dështuar për të zgjidhur problemet kronike Egjiptit, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.
“Ky autoritet nuk mund të vazhdojë me të gjitha këto dështime”, ka pohuar grupi më i madh fetar në Egjipt, i cili u shpall i jashtëligjshëm.
Egjipti po përballet me një periudhë të inflacionit dhe shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur dhjetra njerëz gjatë javës së kaluar.
Kritikat ndaj qeverisë janë bërë gjithnjë e më të zëshme pasi që një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në Gadishullin e Sinait javën e kaluar, duke vrarë 224 persona në bord.
Në ditët që pasuan, dolën raporte se avioni mund të jetë rrëzuar nga një bombë.
Vëllazëria Myslimane e përshkruan Sisin si “lider i grusht shtetit”, i cili udhëhoqi ushtrinë për të larguar presidentin legjitim Mohamed Morsi në vitin 2013.
Që nga rrëzimi i Morsit, autoritetet egjiptiane kanë zhvilluar një goditje të pamëshirshme ndaj disidentëve që ka në shënjestër kryesisht mbështetësit e presidentit të rrëzuar, duke e lënë mbi 2000 të vdekur dhe mijëra të tjerë prapa grilave.
You Might also Like
Harrojini negociatat me BE. ‘Shuplakë’ gjermane për zgjedhjet në Shqipëri
Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një…
By
Redaksia
5 Min Read
Flasin fqinjët e Bojoviqit: Na thoshte të rrinim në shtëpi, e më pas na vriste
Deri në fund të luftës së fundit në Kosovë, e kishin fqinjë të parë. Por…
By
Redaksia
8 Min Read
Lëvizja Gylen nuk është fetare, por organizatë terroriste
Ish-shefi i policisë Avci për AA shpjegoi se populli i Turqisë ka kuptuar se organizata…
By
Redaksia
6 Min Read
VIDEO – A ka njerëz në Kosovë që përkrahin Iluminatin apo Masonerinë?
Në një pyetje të parashtruar Hoxhës Bekir Halimi se A ka njerëz në Kosovë që përkrahin…
By
Redaksia
0 Min Read
Republika e Turqisë ka dërguar mbi 850 mijë euro shqiptarëve ndihmë për përmbytjet në Shkup
Institucione të ndryshme në Republikën e Turqisë kanë ofruar donacione dhe lloje të ndryshme të…
By
Redaksia
5 Min Read
Mbahuni myslimanë, kohë arrestimesh!
Deklaratat bombastike të ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni në lidhjen me terrorizmin dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
