Hann: Nga Kosova po iket për shkak të mjerimit

0
203
Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Hann ka hedhur poshtë pohimet e liderëve të Kosovës se shkak i valës ilegale të imigrimit nga Kosova është regjimi restriktiv i vizave.
Ai në një konferencë shtypi sot në Bruksel ka thënë për valën e shpërnguljes ilegale të shqiptarëve të Kosovës në vendet evropiane të Perëndimit, fajtore është kriza e rëndë ekonomike si dhe mungesa e perspektivës, transmeton B92, përcjell koha.net.
 
“Nuk pajtohem fare se njerëzit ka Kosova ikin për shkak të vizave” ka thënë Hann.
 
Ai kërkoi se zgjidhjen duhet kërkuar në përmirësimin e rrethanave ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe përkujtoi se BE për pesë vjetët e ardhshëm ka ndarë 660 milionë euro./Telegrafi