HAP I RI NGA PALESTINA

Bëhet e ditur se Kryetari i shtetit palestinez, Mahmud Abas, pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga SHBA-ja dhe Izraeli për reprezalje financiare dhe diplomatike po përgatitet të aplikojë muajin e ardhshëm për të fituar statusin e shtetit, por duke mos qenë anëtar i OKB-së.

Tevfik Tiravi, një nga pjesëtarët e lëvizjes Fetah, tha se nuk do të dëgjojnë asnjë kërcënim dhe do t’ia drejtojnë kërkesën e shtetësisë OKB-së.

“Izraeli do të mundohet të na ndëshkojë në rast se ne e fitojmë statusin e shtetit. Por kjo gjithsesi është përzgjedhja jonë dhe nuk do të tërhiqemi”, shtoi ai.

Kurse një zyrtar palestinez që preferoi të mbetej anonim tha se Abasi kërkesën në fjalë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do t’ia parashtrojë në datën 15 ose 29 nëntor.

Të dyja datat kanë një rëndësi simbolike për Palestinën. Në 15 nëntor të vitit 1988 Palestina ka shpallur pavarësinë. Kurse në 29 nëntor të vitit 1947 OKB-ja kishte vendosur ndarjen në dy pjesë të territoreve palestineze, që në atë kohë ndodheshin nën administrimin britanik, në territore izraelite dhe territore arabe. Pas këtij vendimi, të pranuar nga Izraeli dhe të kundërshtuar nga arabët, nisën luftërat, në të cilat u përfshinë shumë vende.

OKB-ja 29 nëntorin e feston si ditën e solidaritetit me palestinezët.

Ndërkaq Abasi tha se bisedimet e paqes mund ti rifillojnë përsëri pas votimit që do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.kohaislame

Artikulli paraprakRRITET TENSIONI NË KUFIRIN AZERBAJXHAN-ARMENI
Artikulli vijuesNë Kazakistan planifikohen kurse për mësimin e Kur’anit