Hapa të vështirë të Serbisë, në dialogun me Kosovën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael D. Kirby, ka vlerësuar sot se Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë në dialogun me Kosovën, por ka shprehur optimizëm se kjo do të ndodhë dhe do të arrihet qëllimi i përbashkët.

Duke folur në një forum për siguri në Beograd, ambasadori Kirby ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën se këto përfitime një ditë do t’i ketë edhe Serbia, transmeton QIK.

Ai mëtutje ka vlerësuar se në rajon ekziston përkushtim për bashkëpunim reciprok dhe ka porositur se kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin në mënyrë të fuqishme.kohaislame

Artikulli paraprakKosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825
Artikulli vijuesOKB: Dënohet filmi anti-islamik