Hapet panairi i 68-të i librit në Frankfurt

Në panair do të jetë e pranishme edhe ekspozita e tentativës për grusht shteti në Turqi

Ka hapur dyert për vizitorët një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishëm në këtë fushë në botë, panairi i 68-të i librit në Frankfurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Si vend mysafir këtë vit në panairin e librit të Frankfurtit i organizuar në qytetin me të njëjtin emër, është zgjedhur Holanda, ndërkohë pjesë e ceremonisë së hapjes ishte edhe mbreti i Holandës, Willem-Alexander, mbreti i Belgjikës, Philippe dhe mbretëresha Mathilde, presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe ministri i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Holandës, Jet Bussemaker.

Panairi në të cilin ka 7.100 pjesëmarrës nga më shumë se 100 vende të botës, pritet të ndiqet nga rreth 10 mijë gazetarë.

Në panair do të jetë e pranishme edhe ekspozita e tentativës për grusht shteti në Turqi

Në stendën kombëtare të Turqisë të hapur në këtë panair do të ketë edhe një hapësirë kushtuar tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik në Turqi. Në këtë ekspozitë do të vihen në pah zhvillimet dhe ecuria e Turqisë në arenën e kulturës dhe publikimeve, si dhe do të theksohet se tentativa për grusht shteti nuk do të mund ta frenojë një gjë të tillë.

Në këtë panair gjithashtu ka edhe një ekspozitë e titulluar “Kut’ul Amare, Fitorja e Harruar”, e cila i kushtohet fitores së madhe të ushtrisë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, fitore kjo që pas asaj të Çanakalasë cilësohet si më e madhja kundër anglezëve. Në këtë ekspozitë ka lajme të ndryshme të gazetave të atëhershme, kartolina, fotografi, libra, etj.

Nga ana tjetër disa shkrimtarë dhe publicistë nga Turqia si Iskender Pala, Doğan Hızlan dhe Adnan Özer do të mbajnë nga një fjalim në panelin e titulluar; “Antihelmi i Puçit është Kultura”.

Në stendën e Turqisë do të ketë libra të shumtë nga letërsia turke, përfaqësues nga programi TEDA, i cili mundëson hapjen dhe lançimin e kësaj letërsie në vendet e tjera, Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë, Instituti “Yunus Emre”, Instituti i Historisë, Gjuhës dhe Kulturës së Turqisë, etj.

Artikulli paraprak"Nuk do të lejojmë praninë e asnjë organizate terroriste në Turqi"
Artikulli vijuesBuxheti do të marrë nga Trusti Pensional ‘paratë pa pronarë’