Oland vlerëson qëndrimin matur të Turqisë në kontrollin e tensionit me Sirinë

Presidenti i Francës, Fransua Oland tha se e vlerësojnë me admirim qëndrimin e matur të autoriteteve turke lidhur me tensionin me Sirinë.

Në një reportazh për televizionin “France 24” Presidenti Oland pyetjes lidhur me shkallëzimin e tensionit ndërmjet dy vendeve tha: “Ekziston një risk. Në veçanti Turqia mbajti një qëndrim të matur dhe unë e vlerësoj këtë qëndrim të autoriteteve turke”.

Oland u shpreh se Turqia po bën të pamundurën për t’iu shmangur daljes së situatës (tensionit) nga kontrolli, ndërsa theksoi se kjo është në përshtatje edhe me interesat e Sirisë.

Në rast se lideri i Sirisë, Beshar Esad e lë me vullnetin e tij pushtetin, atëherë procesi i tranzicionit në këtë vend do të ishte më i lehtë, nënvizoi Oland duke paralajmëruar se ashpërsimi edhe më shumë i përleshjeve në terren bart me vete edhe riskun e luftës civile dhe ndarjes së vendit./trt/kohaislame

Artikulli paraprakDëmtimet psiqike tek të rinjtë
Artikulli vijuesArrestohen shtatë marinsa të Britanisë së Madhe