Hapet panairi i parë mysliman në Bruksel

Në Bruksel është hapur për herë të parë një panair mysliman, ku organizatorët presin pjesëmarrjen e rreth 20 mijë vizitorëve gjatë 4 ditëve që ai do të qëndrojë i hapur.

Në panair do të mund të shkojnë si njerëz të besimit mysliman, edhe për ata të besimeve të tjera. Në të janë ekspozuar prodhime të ndryshme nga bota myslimane, si rroba, lodra për fëmijë, ushqime, libra dhe pajisje sportive.

Në panair është vendosur edhe një seksion i veçantë, i quajtur holli i lutjeve, si dhe një sallë konferencash, ku pritet të flasin një numër njerëzish. Organizatorët thonë se folësit në konferencë janë përzgjedhur me kujdes, për të shmangur pikëpamjet ekstremiste dhe për të nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes komuniteteve.

Në Bruksel jetojnë rreth 250 mijë banorë të fesë myslimane.

Artikulli paraprakBujqësia shqiptare tërheq vëmendjen e zviceranëve
Artikulli vijuesSiri, aktivistët: Të dielën 100 të vrarë