Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve

U hap sot Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Këtë objekt me rëndësi për kryeqytetasit e hapi kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në Facebook, sqaroi se para një viti Komuna zhbllokoi ndërtimin e Qendrës së XI në Prishtinë, duke larguar disa ndërtime në pronën komunale.

“Sot pata kënaqësinë të jem në hapjen e Qendres se XI në Prishtinë dhe lirisht mund të them Qendres më të mirë që e ka Prishtina tani. Në katin përdhese do të jetë Bashkësia Lokale dhe tani qytetarët e kësaj lagje do të kenë se paku shërbime më cilësore dhe më afër të shëndetësisë dhe shërbime më të mira administrative”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikulli paraprakVeteranët lirojnë autostradën Prishtinë – Shkup
Artikulli vijuesSyla, Limaj, Buja e Haradinaj në mesin e 40 të kërkuarve nga Serbia