Larg cigareve elektronike, përmbajnë kimikate kancerogjene

Cigarja elektronike të shkakton të njëjtin dëm sikurse një cigare normale pasi ajo përmban kimikate kancerogjene. Sipas një studimi të kryer nga “Instituti i Konsumatorëve Kombëtar” i cili ka marrë në testim dhjetë modele të ndryshme cigaresh elektronike është arritur në përfundimin se ato ka përbërje kancerogjene dhe toksike.

“Ne kemi zbuluar një sasi të konsiderueshme të molekulave kancerogjene në avujt e këtyre cigareve të cilat deri tani kanë kaluar pa u vënë re. Në tre modele të ndryshme të këtyre cigareve, nga dhjetë nivelet e formës ato kanë përbërje kancerogjene në vijë të afërt me cigaret tradicionale. Kjo nuk është një arsye për t’i ndaluar ato, por një arsye e mirë për t`i kontrolluar ato” është shprehur studiuesi Thomas Laurenceau.

Nivelet toksike të molekulave të ndryshme që janë gjetur në disa cigare elektronike mund të jenë po aq të rrezikshme sa cigaret tradicionale. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakErdogan ndalon fjalimin derisa përfundon ezani (VIDEO)
Artikulli vijuesShtohet interesimi edhe për kulturat e reja bujqësore