Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Farhan Haq tha se po vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri por regjimi i sfidon në disa rajone, raporton Anadolu Agency (AA).
Haq në deklaratën e tij të bërë në konferencën për mediat tha se regjimi më 29 shkurt ka bllokuar kalimin e pajisjeve mjekësore në autokolonat të cilat ishin duke shkuar në Mudamije, ndërsa sot edhe pse kanë lejuar kalimin e disa pajisjeve nuk kanë lejuar pajisjet për operacion kirurgjik.
Ai thekson se Organizata Botërore e Shëndetësisë që nga fillimi i këtij viti ka bërë 15 aplikime tek regjimi për dorëzimin e pajisjeve shëndetësore në 53 vende të vështira për të arritur. Sipas tij, në periudhat e fundit janë dhënë disa leje por shumë kërkesa tjera janë në pritje.