Imamët turq: Ndërgjegjja e myslimanit nuk e pranon kurrë terrorin

”Ndërgjegjja e myslimanit nuk e pranon kurrë terrorin”, -tha kreu i Entit të çështjeve fetare të Turqisë.

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Gërmez (Mehmet Görmez) në një takim të zhvilluar në qytetin Van lexoi deklaratën e mbledhjes treditore këshillimore me krerët e myftinive të qyteteve të Turqisë.

Kreu i Çështjeve fetare të Turqisë, Mehmet Gërmez, duke vënë në dukje se kanë organizuar një mbledhje me Myftinjtë e qyteteve të cilat quhen si ”qytete të plagosura” si Dijarbakër, Sur, Xhizre, Silopi, Silvan, Nusajbin Dargeçit dhe Idil tha: ”Organizatat terroriste të cilat nuk kanë asnjë vlerë njerëzore çdo ditë e më shumë po mundohen ta bëjnë fenë pjesë e një propagande të tyre. Madje po mundohen të ngrenë institucione me tematikë fetare. Janë duke shfaqur pamje të cilat janë larg nga realiteti fetar, transmeton TRT.

Në këtë mënyrë po mundohen të largojnë zemrat e qytetarëve tanë të cilët janë pjesë e Islamit gjatë gjithë historisë së kësaj feje”.
”Nuk duhet të harrojmë që asnjë e drejtë apo kërkesë shoqërore nuk mund të jetë shkak i terrorit dhe dhunës. Dhuna dhe terrori nuk mund të jenë kurrë referencë në Islam. Terrori është një krim kundër njerëzimit. Ndërgjegjja e myslimanit nuk e pranon kurrë terrorin. Sikurse me çfarëdo lloj logjikë apo titulli, një mysliman nuk mund të jetë kurrë pjesë e terrorit, as terrori nuk mund të jetë pjesë e Islamit. Edhe terrori nuk mund jetë temë e fetvave të fesë Islame” ka shtuar në vijim të fjalës së tij kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gërmez.

Artikulli paraprakMaqedonia e mbyll kufirin për afganët
Artikulli vijuesRrGGK: Ngacmimet seksuale në Kosovë janë të shpeshta