Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj është deklaruar sot para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Ndër të tjerash, Haradinaj me këtë rast ka komentuar edhe çështjen e marrjes dhe refuzimit të vizave për politikanët kosovarë.
Hardinaj ka thënë se është shumë keq që ‘po u refuzohen vizat’ por ka shtuar se politikave të mos ua bajmë dertin sepse ata i marrin vizat, transmeton Indeksonline.
“Është shumë keq nëse ndodhë. Mirë na kishin ba politikanëve me na i refuzu vizat po me jau jep qytetarëve. Politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është dhe është e dhimbshme se qytetarët janë të izoluar”, ka thënë Haradinaj
“Sa i përket për shembull për vizën e Anglisë, unë kam vizitë më 26 shkurt, për me qenë i rregullt kam apliku si çdo qytetar, nuk kam kërku kurrfarë procedure të jashtëzakonshme, këto shkrimet që kanë ndodhë nuk e di pse kanë ndodhë por nuk janë të vërtetë. Për Amerikë, kam apliku sepse kam pas disa ftesa, pra për vizitë bilaterale edhe kur ka një agjendë të tillë shkoj në Amerikë dhe çdo vend të botës. Kur isha zgjedhë në fillim, thojshin s’ia uroj kërkush, kur s’met kush pa e uru, thanë vizat. I kisha lutë mediat të mos nxitojnë shumë sepse nuk e di çka thonë pastaj. Nuk jam veç me dalë me shku dikah por vetëm kur e di se i ndihmoj Kosovës, në Amerikë shkoj për qejf, isha shku por tani jam për vizita në bazë të një agjende”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/