Haradinaj pasi nuk mundi të ateroj niset me veturë nga Bullgaria për Prishtinë

Delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj në pamundësi që të aterojnë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga Londra, për shkak të borës së madhe që po bie, kanë zbritur në Sofje të Bullgarisë.

Tani delegacioni i Kosovës do të niset për në Prishtinë me automjete ndërsa nesër për në orën 10:00 është caktuar edhe seanca për demarkacionin ku i pranishëm duhet të jetë edhe kryeministri i vendit, raporton Indeksonline.

Në kushte normale nga Sofja deri në Prishtinë qytetarët bëjnë rreth 5 orë rrugë, mirëpo duke marrë parasysh gjendjen momentale të rrugëve dhe kushtet atmosferike, delegacioni kosovar do të humbë edhe më shumë kohë në trafik derisa të vijë në Prishtinë./Indeksonline/

 

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Nesër nuk mbahet mësim
Artikulli vijuesArifi: Të dorëhequrit nuk janë më shokët e mi (Video)