Harrojini problemet me tretjen e ushqimit!

Nëse sistemi juaj tretës nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme ju mund te keni probleme. Ja disa këshilla qe ju te ndiheni sa me rehat dhe ta tresni ushqimin.

1. Bëni një dush me ujë te ngrohte

Dushi do iu qetësoje. Stresi është një nga armiqtë me te këqij te sistemit tuaj tretës duke qene se ai rrit prodhimin e substancave acide acaruese. 10 minuta te mira poshtë ujit te ngrohte do iu ndihmojnë te vini ne pune “makinën tretëse”.

2. Ne mëngjes hani shume pak

Nëse keni probleme me tretjen kjo nuk do te thotë qe ju duhet te rini pa mëngjes. Organizmi ka nevoje për energji dhe nëse pini vetëm kafe stomaku do te irritohet. Pini një çaj dhe hani pak buke me gjalpë. Me pas pini edhe pak lëng frutash ose qumësht, por jo te dyja ne te njëjtën kohe.

3. Beni pak ushtrime dhe hidratohuni

Shmangni ushtrimet e vështira dhe bëni disa ushtrime te thjeshta dhe relaksuese duke u bazuar tek frymëmarrja. Këto ushtrime mobilizojnë qarkullimin e gjakut ne te mire te sistemit tretës. Çdo mëngjes hidratohuni duke pire sa me shume ujë te gazuar.

4. Energji gjate drekës

Zieni makarona ose oriz ne ujë te kripur. Këto ushqime do i japin sistemit tuaj tretës energjinë e nevojshme. Shtoni me pas pak gjalpë dhe derdheni ujin e kripur. Nëse iu pëlqen bëni 30 minuta pushim për t’u dekontraktuar dhe për t’u çlodhur.

5. Darka e lehte

Ne darke preferoni perimet e gjelbra dhe produktet e qumështit. Mund te shijoni pak mozarella me pak vaj ulliri. Harrojeni mishin dhe peshkun. Flini me herët dhe mbajini këmbët pak me lart se legeni. Ne këtë mënyrë do te mundësoni një qarkullim me te mire te gjakut , çka do te ndihmoje edhe sistemin tretës. Ne mëngjes do zgjoheni ne forme te shkëlqyer! (marre nga topSanté)/Ikub/kohaislame

Artikulli paraprakPesë mijë hapa në ditë për të mbajtur trupin në formë
Artikulli vijuesUNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë