UNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë

Numri i fëmijëve që vdesin para se të mbushin moshën 5-vjeçare ka rënë në mënyrë të ndjeshme në 20 vitet e fundit. Këtë gjë e bën të ditur Unicef, sipas të cilit 6.9 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ndërruar jetë krahasuar me 12 milionë në vitin 1990.

Unicef thekson se ulja e vdekshmërisë fëmijërore ka ndodhur për shkak të pasurimit të disa vendeve shumë të varfra. Gjithashtu marrja e masave për vaksinimin dhe ushqyerjen siç duhet të fëmijëve ka ndikuar në uljen e rasteve.

“Vendet që kanë arritur rezultatet më të mira janë Lao, Timor Leste dhe Liberia. Këto janë vendet që gjithashtu kanë marrë më shumë ndihmë nga vendet e zhvilluara”, deklaroi për BBC drejtori i Unicef-it për Britaninë e Madhe, David Bull.

Në të gjithë planetin, pesë arsyet kryesore që çojnë në vdekjen e fëmijëve para moshës 5-vjeçare janë pneumonia (18%), komplikacionet para lindjes (14%), diarrea (11%), komplikacionet gjatë lindjes (9%) dhe malaria (7%)./tch/kohaislame

Artikulli paraprakHarrojini problemet me tretjen e ushqimit!
Artikulli vijuesDeputeti tallet me guvernatorin gay: I uroj të mbetet shtatzënë