Hasan Prishtina, "të kërkoj ndjesë që të përfaqëson sot kjo e paditur me pushtet"

Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në rivarrimin e eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri, ka ngjallur reagime. Më të ashpër në reagimet e tyre kanë qenë socialistët Erion Braçe dhe Saimir Tahiri.
Braçe ka deklaruar se “Atifetja e Republikës së Kosovës, tha sot para kutisë së eshtrave të Ahmet Zogut: Kthimi eshtrave të Naltmadhnisë Zogu i Parë është shembull i ‘drejtësisë hyjnore’!!! Zotni Hasan Prishtina, të kërkoj ndjesë që të përfaqëson sot kjo e paditur me pushtet”, citon “Gazeta Shqiptare” deklaratën e Braçes, transmeton Dukgjini.com.

Ndërsa Saimir Tahiri, duke iu referuar marrëveshjes Zogu-Pasic raportohet të ketë shkruar: “E dinte Atifete Jahjaga këtë marrëveshje para se të nderonte Zogun? Për turpin e saj të lexojë mirë pikën 12, fjalia 2 e kësaj marrëveshje, e të kuptojë mirë kush ishte Ahmet Zogu”, tha Tahiri.

Ai më tej, për dijeninë e Jahjagës, i citon pikën 12 të marrëveshjes Zogu-Pasic, e cila thotë: “ Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo angazhohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave”.

Artikulli paraprakReagon "Bashkohu": Hetimi ndaj Imamit Krasniqi, sulm ndaj xhematit musliman të Kosovës
Artikulli vijuesGaza: Alarm për mungesën e pajisjeve mjekësore