Reagon "Bashkohu": Hetimi ndaj Imamit Krasniqi, sulm ndaj xhematit musliman të Kosovës

Lidhur me zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit tonë , të cilat lëvizja “ Bashkohu “ i përcjelle në vazhdimësi me vigjilencë të lartë dhe të cilat zhvillime kanë shqetësuar myslimanët e Kosovës , lëvizja “ Bashkohu “ ka lëshuar një deklaratë ku shpreh shqetësim lidhur me marrjen në pyetje të imamit Shefqet Krasniqi, më poshtë po e japim deklaraten e plotë.

Thirrja në prokurori e Dr. Shefqet Krasniqit duke qenë i akuzuar me akuza banale dhe publikimi i lajmit në të gjitha mediat e Kosovës, thuajse organet e drejtësisë paskan çrrënjosur të gjitha dukuritë kriminale që kane ngulfatur vendin tonë, është dëshmia e radhës që qasja e pushtetit në raport me islamin vazhdon të jetë armiqësore.

Përmes sulmit ndaj Dr. Shefqet Krasniqit është sulmuar Islami në Kosovë dhe të gjithë ne . Xhemati mysliman të cilin e përfaqëson lëvizja “ Bashkohu “ i ofron përkrahje të plotë Dr. Shefqet Krasniqit si dhe çdo imami dhe në përgjithësi të gjithë myslimanëve të cilët padrejtësisht pa asnjë bazë akuzohen .

I bëjmë thirrje prokurorisë që ti hedhë poshtë akuzat ndaj Dr. Shefqet Krasniqi sepse ky sulmi ndaj personalitetit të tij i motivuar nga urrejtja fetare shumë lehtë bëhet shkak që të eskaloj situata duke u rrezikuar toleranca fetare të cilën aq shumë pushteti e proklamon, sepse xhemati mysliman nuk do të lejoj persekutimin e personaliteteve islame .

Nga BIK-u kërkojmë që të mbaj qëndrim të bazuar në Islam lidhur me rastin në fjalë .

Gjithashtu përmes kësaj deklarate lëvizja “ Bashkohu “ ua bën me dije të gjithëve se e cilëson legjitime luftën për çlirimin e Sirisë , sakrificë kjo e popullit sirian për liri nga diktatura më e ashpër dhe regjimi më gjakatar që njeh historia moderne .

Prandaj çdo ndihmë në çdo formë që i ofrohet popullit të Sirisë në luftën për liri ne e çmojmë duke e vlerësuar lartë humanizmin dhe sakrificën e secilit në shërbim të lirisë së një populli të tërë .kohaislame

Artikulli paraprakTë pagjeturit, plagë e hapur
Artikulli vijuesHasan Prishtina, "të kërkoj ndjesë që të përfaqëson sot kjo e paditur me pushtet"