Në fjalimin e tij, në seancën solemne të Kuvendit, të organizuar me rastin e përvjetorit të 9-të të Pavarësisë, asnjë fjalë s’e ka thënë presidenti Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtriAi ka përmendur vetëm arritjet e tyre në gara stërvitjesh, nga ku ata janë kthyer me medalje të arta.
“Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës garojnë në stërvitjet më të vështira në botë dhe kthehen me medalje të artë”, është shprehur Thaçi në seancën e mbajtur më 16 shkurt.
Në këtë përvjetor janë bërë fiks tre vjet qëkur Thaçi, në atë kohë kryeministër, në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e parakalimit të FSK-së e pati cilësuar çështje javësh këtë transformim.“Kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me emrin e saj të deritanishëm.
Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës”, kishte thënë Thaçi tre vjet më parë.Tre vjet më vonë kjo Forcë nuk u nxor as për parakalim, siç kishte ndodhur në vitin e kaluar, kur qindra qytetarë e duartrokiten.