Hashim Thaqi, Isla Mustafa, Kadri Veseli, dhe disa politikane tjerë të Kosovës e bën një mëkat të madh, e përbuzen Kishën dhe Rregullin kishtare dhe i çnderuan të Krishterët gjate ceremonisë se “shenjtërimit” të Gongje Bojaxhiut e njohur tek të krishterës si Nene Tereza.
Gjate keti riti fetare kishte të parapara edhe rite të tjera e një nder to ishte Kungimi për besimtaret e krishterë të pagëzuar, ose siç quhet ndryshe eukaristia, atë pjesë të meshës katolike kur prifti bekon bukën e verën dhe fton besimtarët të marrin Krishtin në Kungimin e Shenjtë. Papa Benedikti XVI tha se kjo ceremoni është ‘përmbledhja dhe tërësia e besimit të katolikëve’. Jo shumë kohë më parë kisha kremtoi “Vitin e Kungimit” si pjesë e përpjekjeve “për të rizgjuar dhe rritur besimin e katolikëve të kungimi”.
Ky rit i Krishterë sipas rregullave Kanonike të Kishës Katolike të Romes është ekskluzivitet i besimtarëve të krishterë të cilët janë pagëzuar, ndërsa është rrebësishtë i ndaluar për të krishterët e pa pagëzuar e mos të flasim për ata qe nuk janë të krishterë qofshin ata idhujtar (të pa fe) hebre apo mysliman.
Nga Injoranca e thelle për fetë ne përgjithësi qe kane politikanet servil të Kosovës ata se bashku shkuan tek Meshtari dhe e morën kungimin, një akt shume i ulëte dhe një fyerje e madhe qe i behet Kishës dhe të gjithë besimtareve të Krishtere ane e mban boten.
Sipas Don Jeton Thaqit një prift Katolike nga Prizreni Famullitar ne Famullin “Zoja Ndihmëtare” ne Prizren tha: “Është liria e gjithkujt më shpreh mendimin e vet. Por edhe liria e shprehjes ka kufizimet e veta. E pranoj që marrja e kungimit nga një i papagëzuar, sidomos kur është pavetëdije, nuk është një tragjedi. Megjithatë mbetet një akt i paligjshëm dhe të njëjtën kohë i papranueshëm”.
Ndërsa njohësi i Biblës Josip Lleshaj shprehet: “Sipas Bibles, Mbreti qe nuk lejon të këshillohet, aj është i prishur, mbretëria e ti do të shkatërrohet. Ne ketë rast, nuk është vetëm një, por, janë dy, janë i pari i vendin Presidenti, dhe Kryeministri. Nuk është problemi vetëm pse e kanë marr kungimin dy njerëz qe nuk janë të pagëzuar, dy FEMIJ, por, janë dy idiotë të paret e vendin. Sa të Krishterë vizitojnë Xhamitë, por, nuk kryen rituale aty. Problemi ekziston se janë idiotë, thotë nder të tjera Lleshaj.
I indinjuar me ketë akte të ulëte të Presidentit Taçi dhe kryeministri Mustafa është shpreh edhe Don Jeton Taqi duke thëne se ky akte është i papranueshëm edhe nëse dikush mundohet ta arsyetoj me harmonin fetare dhe me solidaritetin me të krishterët, Don Jeton Taqi ketë e sheh si përbuzje çnderim të fesë se Krishtere në vendin e shenjet siç është Vatikani, ai thotë:
“Solidarizimi me të krishterët nuk bëhet duke e përbuzë, duke e çnderuar dhe duke e instrumentalizuar atë që për ne dhe për fenë tonë është më substancialja, më sakralja, më e shenjta. Kushdo që e bënë këtë akt, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, se është duke bërë një akt të paligjshëm dhe të pa pranueshëm nga Kisha Katolike. Në tjetrën anë është edhe më negative që këtë gjest e legjitimojnë njerëz që nuk janë kompetent, por thjesht mundohen me relativizue gjërat e shenjta, deri në banalizim. Do të ishte e ngjashme sikurse të ndodhte ndonjë gjë e paligjshme në familjet tuaja, ose rreth diçka që ju e keni fortë për zëmër, dhe unë apo ai tjetri të relativizojë duke thënë së nuk na qenka asgjë tragjike. Pastaj fakti që na paskan ndodh në të kaluarën akte të tilla, nuk do të thotë që duhet të urojmë që të ndodhin edhe në të ardhmen. Por përkundrazi e kaluara duhet të na mësoj që mos të përsërisim gabimet. Këto opinione janë shumë të rrezikshme sepse cenojnë lirinë e institucioneve fetare që të mbajnë rregullin e tyre të brendshëm “.
Done Jeton Taqi ju përgjigjet disa Klerikëve Katolik qe sipas tije janë të Instrumentalizuar dhe për këtë po e legjitimojnë kungimin e të papagëzuarve përkundër rregullave Kanonike psh të rregullit 912, ai shprehet:
“Ndërsa sa i përket komenteve rreth kësaj ngjarje mendoj që, legjitimimi ose jo i gjithë kësaj, nuk është çështje opinioni. Këtu kemi të bëjmë me ligje, rregulla, norma kanonike fikse që duhet respektuar. Pra ligjet kishtare janë shumë të qarta në këtë drejtim, si p.sh. Kan. 912 thekson: “çdo i pagëzuar, i cili nuk e ka të ndaluar me ligj, mund dhe duhet të pranohet në kungimin e shenjt”. Kështu që kjo nënkupton se jo edhe të gjithë të pagëzuarit kanë të drejtë të marrin kungimin, pasi që disave mund t’ua ndaloi ligji. Por një gjë është më së e sigurt: ata që nuk janë të pagëzuar nuk kanë të drejtën e kungimit. Në këtë drejtim meshtari ka të drejtë, dhe jo vetëm të drejtë, por obligim që mos t’ia jap kungimin atyre që e kanë të ndaluar”
Prandaj ky gjest i politikanëve servil të Kosovës duke pranu të lëpin çdo gjë qe ju del përpara po kundërshtohet me të madhe edhe nga vet Ipeshkvija e Kosovës dhe priftërinjtë të tjerë të cilët dëshirojnë ti mbesin besnik të vërtetët se Kishës Katolike dhe besimit të Krishtere qe ajo proklamon me vite.
Ja edhe deklarata e plota të Don Jeton Taqit:
Shkroi Fatmir Krasniqi