Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi të mërkurën se në vend që burgjet të mbushen me kriminel e zhvatës së pasurisë publike që po vazhdojnë të qeverisin me vendin, ato po mbushen me aktivistë politik.
Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:
“Në vend që burgjet të mbushen me kriminel e zhvatës së pasurisë publike që po vazhdojnë të qeverisin me vendin, ato po mbushen me aktivistë politik.
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u arrestua sot në orët e hershme të mëngjesit, shefi i grupit parlamentar është në paraburgim, sekretari organizativ dhe zëdhënësi poashtu janë në paraburgim dhe shumë aktivistë të tjerë!
Metodat e regjimit të Millosheviqit e as ato të stilit putinian nuk na ndalin JO!
Ky regjim do të bie dhe këta matrapazë do të japin përgjegjësi për dhunën e shfrenuar ndaj opozitës”.