Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi i BDI-së i cili së fundmi u bë i njohur si HUMORIST, e jo si një kryetar që punon, kësaj radhe në komunikimin e tij në rrjetet sociale ka përdorur gjuhë fyese dhe tejet jo të përshtatshme për një njeri i cili mban post publik të zgjedhur me votat e qytetarëve. Ai siç mund të shihni në foto i quan hoxhollarët e Bogovinës “kuazi hoxhollar”, “pulagjinj” dhe “badiavgjinjë”. Këto sjellje nuk janë të panjohura për banorët e Komunës së Bogovinës. P’ça Hazbi, siç e thirin me “përkëdhelje” banorët, pas zgjedhjeve lokale refuzoj të paguaj anëtarët e këshillave zgjedhor duke i quajtur ata “idiot” publikisht. Skandali i fundit ndodhi në protestën e parë të banorëve ku p’ça Hazbi ofendoi këshilltarin e komunës të zgjedhur me vota nga banorët edhe atë si kandidat në listën e pamvarur. Ai gjithashtu në këtë protest ofendoi edhe banorë të tjerë duke i quajtur “alabak”, duke i heshtur për të mos e shprehur mendimin. Por, p’ça Hazbi nuk ndalet vetëm me ofendime. Nuk janë raste të ralla kur ai përdor edhe dhunë fizike ndaj palëve dhe ndaj bashkëpartiakëve. Grushtat e fundit nga Kryetari, i morri përgjegjësi i ujitjes së tokave. Pas kësaj zënke p’ça Hazbi me krenari deklaroi “Unë i kam grushtat e fortë”. Duhet të ceket që z.Hazbi Idrizi nuk kaloj filtrin e Nëndegës së BDI-së në Bogovinë për kandidaturën e Kryetarit të Komunës nga kjo zonë. Megjithatë, ai me manipulime dhe me mbështetje direkte nga Reçica e Vogël kandidohet sërisht për Kryetar, përkundër dëshirës së anëtarësisë së BDI-së në Bogovinë.
Panika e cila e ka kapur p’çën Hazbi është e arsyeshme. Atij 1000 protestues i duken si 70. Ndërkaq, Këshilli për Mbrojtjen e Ujësjllësit paralajmëron protesta edhe më masive dhe radikale ndaj organeve komunale. Gjithashtu, përveç bogovinasve, protesta kundër uzurpimit të ujësjellësave në Komunën e Bogovinës paralajmërohen edhe në Pallçisht, Kamjan dhe Sedllarcë.
A do jetë pikërisht UJI shkaku që vërshimi i banorëve ti jep fund diktaturës së p’çës Hazbi mbetet të shihet. Deri atëher ju sugjerojm emisionin KAOS, me rol kryesor humoristin e ri p’çën Hazbi.
Shënim: Ky lajm është dërguar nga rinia e Bogovinës që kundërshton vendimin që komuna e Bogovinës të menxahojë me ujësjellësin e fshatit. Shqipmedia e boton pa ndërhyrje.