Helikopteri i rrëzuar në Turqi, raportohet për 7 viktima

Një helikopter ushtarak turk ra dje në verilindje të vendit, duke shkaktuar 7 viktima, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në bordin e helikopterit ishin oficerë të lartë dhe anëtarët e familjeve të tyre. BBC raporton se në helikopter kishte edhe fëmijë.

Helikopteri u rrëzua në provincën Giresun pranë Detit të Zi. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Mjeti po transportonte ushtarët, të cilët po festonin Fiter Bajramit në Giresun.

“7 nga shokët tanë, gratë dhe fëmijët e tyre kanë humbur jetën”, tha shefi i shtabit të ushtrisë në një deklaratë, pa dhënë detaje të viktimave.

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini rreth iPhone 7
Artikulli vijues10 gjëra që nuk i dini për Rusinë