Egjipt, vazhdojnë arrestimet e udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane

0
182
Policia egjiptiane ka arrestuar njërin nga udhëheqësit kryesorë, që ishte në liri, pjesëtarë i Vëllazërisë Myslimane (Ikhwan), Ali Muhamed Taha Vahdana, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Nuk ka informacione zyrtare për arrestimin, por djali i tij, Ahmed Vahdan ka informuar publikun në lidhje me këtë rast përmes Facebook-ut.
 
“Babai im, Dr Mohammed Vahdan pak më para është arrestuar”, shkroi Ahmed Vahdan.
 
Muhammad Vahdan, konsiderohet si një prej figurave kryesore që kishte vepruar pas përmbysjes së Mursit. Sipas të dhënave aktuale të cilat qarkullojnë në mediat egjiptiane, Vahdan është një nga organizatorët e protestave në sheshin ‘Rabia Adawiyah”.
 
Mediat egjiptiane gjithashtu shkruajnë se Vahdan kishte marrë një rol udhëheqës në Ikhwan, por nga Vëllazëria kanë mohuar duke thënë se figura udhëheqëse ende është Muhamed Beddi, i cili u arrestua më parë nga autoritetet egjiptiane.
 
Pas grusht shtetit ushtarak më 3 korrik, 2013 agjencitë egjiptiane të sigurisë në të gjithë vendin kanë nisur një fushatë arrestimesh dhe paraburgimin e anëtarëve të Ikhwan-it.