Hetimet e reja/ Agjentët sekretë: Çfarë zbuluam për arratisjen e Hitlerit

Dy ish-anëtarë të Shërbimit Sekret amerikan kanë kryer një hetim të ri mbi rrethanat e vdekjes së Hitlerit, duke hedhur poshtë versionin se ka kryer vetëvrasje në Berlin së bashku me gruan e tij, Eva Braun, më 30 prill, 1945, raporton “The Daily Express”.

Bob Baer, një ish-agjent i CIA-s, dhe Tim Kennedy, një ushtarak amerikan që ka marrë pjesë në kapjen e liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden, shqyrtuan rreth 12,000 dokumente të deklasifikuara mbi këtë çështje.

Detajet e punës së tyre janë pjesë e kapitullit të fundit të dokumentarit “Hunting Hitler” i kanalit History Channel, që do të transmetohet këtë javë.

Sipas studimit, informacioni i inteligjencës britanike siguron se piloti i Luftwaffe- forcat ajrore gjermane gjatë periudhës naziste, -Peter Baumgart ishte ai që kishte detyrën e fshehtë të nxirrte nga Berlini Hitlerin një ditë para “vetëvrasjes” së tij.

Gjithashtu u gjetën prova të një daljeje nga bunkeri drejt një zone mjaftueshëm të gjerë sa për t’u përdorur si pistë fluturimi.

Nga ana tjetër, ekspertët shprehen se ekzistojnë të dhëna për një kompleks ushtarak në Argjentinë ku lideri nazist mund të ketë shkuar pas largimit nga Europa me qëllimin për të krijuar një Reich-in e katërt, një ide e mbështetur nga numri i madh i anëtarëve të regjimit që shkuan në vendin amerikanojugor pas Luftës së Dytë Botërore.

Teoria e dy studiuesve sillet rreth të vetmes eshtre ekzistuese të Hitlerit, një pjesëz e nofullës së poshtme, e pranuar nga historianët si provë e vdekjes së tij në vitin 1945 dhe që me sa duket, ishte marrë nga sovjetikët po atë vit.

Në lidhje me këtë, Baer thotë se materiali kockor që besohet se ruhet nga Kremlini dhe që nuk i është nënshtruar studimeve të mjekësisë ligjore, mund të jetë prova përfundimtare pasi sipas tyre, “nuk ka dëshmitarë të besueshëm që konfirmojnë që realisht e kanë parë në Amerikën e Jugut dhe komunitetet naziste në Argjentinë refuzojnë të flasin”.

Artikulli paraprakDekriminalizimi/ Kush është deputeti i radhës brenda mazhorancës që i hiqet mandati
Artikulli vijuesFillon ndërtimi i fregatës së parë kombëtare të Turqisë