Higjiena: 8 vendet publike më të pista që nuk i keni menduar

Është llogaritur se mesatarisht një i rritur mund të arrijë të prekë tridhjetë objekte në një minutë, objekte të cilat janë të pasura me shumë baktere. Bëhet fjalë për çelësat e dritave, bravat e portave, telefonat, telekomandat. Në shtëpi ne kujdesemi në maksimum për higjienën, por çfarë ndodh sapo dalim te pragu i derës? Gjithçka, sepse prekim çdo gjë dhe nuk kemi mundësinë apo këmbënguljen për t’i larë shpesh duart. Ja tetë vendet publike në të cilat mikrobet paraqesin një rrezik shumë të madh për shëndetin tonë:

Menyja e restoranteve

A keni parë ndonjëherë ndonjë që të pastrojë menynë? Padyshim që jo. Një studim i Gazetës së Mjekësisë Virologjike ka raportuar se viruset e të ftohtit dhe të gripit mund të mbijetojnë për 18 orë në sipërfaqet e vështira. Nëse bëhet fjalë për ndonjë restorant të famshëm, janë me qindra personat që mund të kenë prekur menytë e tij, duke transferuar mikrobet njëra pas tjetrës. Kështu që, pasi të keni bërë porosinë, ngrihuni nga karrigia dhe shkoni të lani menjëherë duart!

Fetat e limonit

Sipas një studimi të botuar disa vite më parë në Gazetën e Shëndetit Mjedisor, gati 70% e fetave të limonit të vendosura në skajet e pjatave apo të gotave, përmbajë mikrobe patogjene. Kur hulumtuesit urdhëruan pije në 21 restorante të ndryshme, ata gjetën 25 mikroorganizma të ndryshëm në 76 copa limoni, duke përfshirë E.Coli dhe baktere të tjera fekale. Atëherë, harrojeni limonin në të tilla raste!

Mbajtësja e salcave, kripës, vajit, uthullës

Është e rrallë që një restorant të lajë rregullisht mbajtësen e salcave, të kripës, vajit etj. Është një realitet i trishtë që shumë persona nuk i lajnë duart përpara se të hanë. Në qoftë se disa njerëz janë të kujdesshëm, të tjerë as nuk e mendojnë fare të jenë të tillë. Për shembull, nëse një djalë që e ka përdorur ketchup-in ose kripën përpara jush ndoshta nuk i ka larë duart, kjo do të thotë se mikrobet e tij tani janë tek patatet e tua të skuqura.

Bravat e dyerve të banjave publike

Mos mendoni se do të mund t’i shpëtoni banjës pa e prekur dorezën e portës. Duke qenë se nuk është pika më higjienike në botë, do të ishte më mirë të përdornit “diçka” me të cilën mund të kapni dorezën e derës së banjës dhe më pas të lani duart.

Mbajtësit e sapunëve të lëngshëm

Është vërejtur se rreth 25% e mbajtësve të sapunëve të shërbimeve higjienike publike janë të kontaminuar me baktere fekale. Pjesa më e madhe e këtyre mbajtësve nuk pastrohen asnjëherë, kështu që bakteret rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse preken me duar të pista, bakteret shtohen me miliona. Sigurohuni që të fërkoni tërësisht duart tuaja me ujë të nxehtë të bollshëm për 15 deri në 20 sekonda, dhe nëse ju ndodh që të keni me vete alkool dezinfektues, përdoreni sa më shumë edhe atë.

Karroca e supermarketeve

Një studim i disa vite më parë ka testuar një numër karrocash supermarketesh, duke vënë në dukje se rreth dy të tretat e tyre ishin të ndotura me baktere fekale. Numri i baktereve te këto karroca ia kalon madje edhe numrit të atyre të banjove publike. Këshilla është që ta dezinfektoni dorezën e karrocës përpara se ta përdorni atë. Në SHBA, kjo gjë ka filluar të aplikohet më së miri.

Banjot e avionëve

Në banjat e avionëve është parë një shtim i baktereve E.Coli. Kjo nuk është për t’u habitur, ne kemi gjashtë herë më shumë gjasa për t’u ftohur kur bëjmë një fluturim me avion. Kjo bazohet në një studim të kohëve të fundit të publikuar në Journal of Environmental Health Research. Për t’u mbrojtur, mund të provojmë të marrim shtojca të çajit jeshil, i cili parandalon simptomat e ftohjes.

Studio e mjekut

Mund të mendoni se është e tepruar dhe absurde, po është pikërisht kështu. Dihet që studio e mjekëve është e populluar nga persona të prekur nga probleme të ndryshme shëndetësore. Për të shmangur kontaktin me objekte “të prekura” nga të tjerët, nëse e dini se duhet të prisni radhën tuaj, merrni me vete një libër ose revistë nga shtëpia dhe nëse keni me ju edhe fëmijët bëni të njëjtën gjë me një lodër. Ndërkohë nëse është e mundur midis jush dhe personit më të afërt lini tre karrige bosh, për të shmangur kontaktin e mikrobeve të shkaktuara nga kolla dhe të ftohtët, që mund të “udhëtojnë” tre metra përpara se të bien në tokë.

Artikulli paraprakPerëndimi sinjalizon opozitën siriane se Asadi mund të mbetet në pushtet
Artikulli vijuesBagis: Islami është një realitet në Gjermani dhe Evropë