Perëndimi sinjalizon opozitën siriane se Asadi mund të mbetet në pushtet

Vendet perëndimore i porositën opozitës siriane se konferenca paqësore e caktuar për muajin e ardhshëm, ndoshta nuk do të rezultojë me ndërrim të presidentit të Sirisë, Bashar al Asad nga pushteti dhe se pakica alavite ndoshta do të mbetet faktor kyç në qeverinë e ardhshme kalimtare të vendit, kumtuan përfaqësuesit opozitar sirianë.

Porosia, e cila është dërguar deri te liderët e koalicionit kombëtar sirian në mbledhjen “Miqtë e Sirisë” javën e kaluar në Londër, është pasojë e rolit të përforcuar të grupacioneve islame, dhe grupeve të mbështetura nga Al Kaida, si dhe pikë referimi përdoret edhe ndërmarrja e pikës kufitare dhe të depove me armë të Armatës së lirë siriane në afërsi të kufirit me Turqinë nga ana e kryengritësve, theksuan burimet e njejta.

Sipas një përfaqësuesi të Koalicionit, i afërt me personat zyrtarë në Arabinë Saudite, në Londër përkrahësit perëndimor të opozitës kanë theksuar se nuk mund të lejohet largimi i Asadit, sepse kjo do të sjellë kaos dhe ndërrmarje të pushtetit nga ana e kryengritësve.

Përfaqësuesi i Koalicionit theksoi se ekziston mundësi që Asadi të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm, kur zyrtarisht skadon mandati i tij./ilirida/kohaislame

Artikulli paraprakKoha kur brohorisnim për Vëllazërim-Bashkimin dhe ruajtjen e Jugosllavisë
Artikulli vijuesHigjiena: 8 vendet publike më të pista që nuk i keni menduar