Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA është krejt e papërgatitur për të përballur fuqinë teknologjike në ekonominë e shekullit të fundit.
Duke e krahasuar me vendet e Azisë dhe Europës, Clinton tha se SHBA nuk ka punuar për këtë ditë në kërkimin shkencor.
“Po flitet se do të zëvendësohen shoferët nga ana e robotëve, po çdo të bëjmë me ata që vozitjen e makinës e kanë profesion? Njerëz inteligjentë si Bill Gates dhe Stefan Hawking po ulërasin përditë se nuk po i dëgjojmë.
Nëse do të isha zgjedhur presidente, atëherë do të ngrija një komision me ekspertë për të vendosur se ç’duhet të bëjmë me inteligjencën artificiale”, tha Clinton në një intervistë televizive.