Dy gra amerikane iu është dashur të largohen nga një fluturim i American Airlines pasi njëra prej tyre u ankua në bashkëbisedim me një prej udhëtarëve për mungesën e ujit dhe të ushqimit, duke bërë kështu stjuardin që të ndihet “i pasigurtë”.
Niala Mohammad, gazetare e agjencisë së lajmeve Voice of America që financohet nga qeveria amerikane, ishte duke udhëtuar nga Miami për në Uashington, kur i është kërkuar që të lëshojë aeroplanin me të cilin po udhëtonte.
Znj. Mohammad, me profesion gazetare ka shkruar në Facebook, se “për pesë orë sa kanë pritur në aeroplan për t’u ngritur në ajër, nuk janë lejuar të hanë as të pinë”
Dhe në këto rrethana, siç ndodh rëndom, ajo dhe një udhëtar mashkull në ulësen pas kanë filluar të flasin në lidhje me vonesën e fluturimit.
Por kur dëgjon bisedën e tyre, një stjuard i drejtohet asaj dhe bashkëbiseduesit me fjalët: “Nëse keni ndonjë problem, lirisht mund të zbrisni.”
Gjithashtu, stjuardi e ka akuzuar atë për nxitjen e ankesave të udhëtarëve tjerë, gjë që e ka çuar në kërcënimin me largim nga aeroplani.
Ndërsa znj. Muhammad, së bashku me një shoqe të saj, morën një foto të stjuardit me qëllim të identifikimit të tij, pasi ai nuk po bartte asnjë shenjë dalluese dhe refuzonte të prezantohej.
Ai më pas kërkoi që fotoja të fshihet, pasi kjo sipas tij përbënte shkelje penale.
Më pas, një përfaqësues i marrëdhënieve me klientë të American Airlines erdhi në bord dhe kërkoi nga dy gratë muslimane që t’a shoqëronin atë jashtë aeroplanit.
Ai filloi të sqarojë se si stjuardi po ndihej i kërcënuar prej tyre.
Ndërsa pasagjeri mashkull me të cilin kishin biseduar të dy gratë, nuk u larguar nga aeroplani.
Në këto kishte, të dyja ato u detyruan të marrin aeroplanin e ardhshëm.
“Edhe pse na inkurajuan të dokumentojmë incidentin tek zyra për marrëdhënie me klientë, ne ndjehemi të fyera dhe të turpëruara si dy femra që i përkasin pakicës muslimane-amerikane”, ka shkruar njëra nga ato.
Zëdhënësja e American Airlines, Alexis Aran Coello tha se udhëtarja kishte shkelur rregulloren e kompanisë ajrore duke filmuar dhe duke bërë foto të stjuardit, edhe pse ai kishte kërkuar që të mos filmohet.
Lajmi vjen në një kohë kur një çift tjetër muslimanë-amerikanë ishin detyruar të braktisin fluturimin e Delta Air Lines në Paris, pasi stjuardi i kishte thënë pilotit se nuk ndihej “rehatshëm” me prezencën e tyre.
Burri dhe gruaja muslimane ishin ndarë nga pasagjerët tjerë dhe ishin larguar nga aeroplani me urdhër të pilotit, ndërkohë që udhëtarët tjerë kishin mbetur të gjithë në aeroplan.
Drejtori ekzekutiv i degës së CAIR në Cincinnati ka thënë se çifti ishte duke u kthyer në shtëpi, pas një pushimi në kryeqytetin francez.
“Ata ishin detyruar të presin fluturimin e ardhshëm për t’u kthyer në shtëpi”.
CAIR ka paraqitur një ankesë në departamentin e transportit, duke pretenduar se çifti është profilizuar në baza fetare.
Avokati i CAIR në Cincinnati, Sana Hassan pas këtyre incidenteve i ka bërë thirrje departamentit për transport të SHBA-ve, që të kryejnë një ekzaminim të hollësishëm të praktikave ekzistuese të kompanive të mëdha të fluturimit, përfshirë Delta Airlines, dhe të përpilojnë një udhëzues me rregullore mbi faktorët realë që duhen marrë parasysh gjatë përcaktimit kur një udhëtar ligjërisht duhet të nxirret nga fluturimi.
Ndërsa zëdhënësi i Delta Air Lines, Morgan Durrant ka mohuar të jetë bërë çfarëdo diskriminimi kundër ndonjë udhëtari, pavarësisht moshës, fesë, orientimit seksual apo gjinisë”.
Marrë nga “The Indipendent” – /tesheshi.com/