Vjen një herë tek mbreti një ateist dhe i thotë:
– O mbret, unë nuk besoj në ekzistencën e Zotit dhe jam gati të dialogoj rreth kësaj çështje me njeriun tuaj më të ditur.
Mbreti donte ta ndëshkonte atesitin, por nuk donte që njerrëzit të mendonin se ateisti triumfoi në debat me mbretin, prandaj thirri dijetarin e madh Ebu Hanife. Kur i erdhi Ebu hanifes lajmi nga mbreti, ai shkoi tek ai dhe i tha:
– O mbret, unë do të prezantoj në debat, por më parë më jep kohë të mbaroj një çështje të rëndësishme për mua, në fshatin përbri dhe më pas do të kthehem menjëherë tek ty?
Mbreti e lejoi, por Ebu Hanife po vonohej shumë dhe atesiti po ndjehej fitimtar dhe i kërkoi mbretit që të largohet, sepse as Ebu Hanifja nuk mund ta bindte atë për ekzistencën e Zotit. Befas hyn Ebu Hanife dhe kërkon të justifikohet për vonesën duke thënë se rrugës duke u kthyer nga fshati përbri i duhej të kalonte një lum dhe nuk kishte asnjë varkë që ta kalonte në bregun tjetër, por duke pritur për ndonjë varkë Ebu Hanife pa një gjë shumë të çuditshme. Ai tregoi se pa drurët e pemëve të rrëzoheshin vetë, më pas të ndërthureshin me njëra-tjetrën dhe të shfaqej një çekiç që vetë filloi të mbërthejë drurët me gozhdë. Në fund ai pa se si para tij u ndërtua një varkë vetë. Hypi në të dhe kaloi në bregun tjetër për të prezantuar në dialogun me atestin.
Ateisti kur dëgjoi tregimin e Ebu Hanifes filloi të tallej dhe tha:
– Vetëm një njeri i çmendur mund ta thotë këtë fjalë dhe askush nuk mund ta besojë! Si mund të prihen drurët vetë dhe gjithashtu vetë të mbërthehen me gozhdë! Si mund të ndërtohet prejt tyre vetë një varkë!
Ebu Hanife buzëqeshi dhe tha:
– Nëse është e pamundur logjikisht që të besojmë se një varkë të ndërtohet vetë, atëherë si mund të besojmë logjikisht se ky univers me qiellin, tokën, diellin dhe hënën është krijuar vetë dhe pa një Krijues!
Ateisti mbeti me gojë hapur dhe tha:
– Po, me të vërtetë ky univers ka Krijuesin e tij që e krijoi dhe sistemoi në mënyrë të përsosur çdo gjë në të dhe Ai është Allahu.
You Might also Like
VIDEO – Anton Çeta – Çka i tha Hoxha Idriz Kakruki hoxhës Ferid Selimi
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës dhe me punën e palodhshme në…
By
Redaksia
3 Min Read
Presidenti iranian viziton Italinë dhe Francën
Burimet diplomatike në Romë, kanë njoftuar se presidenti iranian Hassan Rohani, gjatë javës së ardhshme…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse Allahu në Kuran thotë se duhet dhënë gji dy vjet të plota?
Abduldaem Al-Kaheel Në Kuranin Fisnik thuhet: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të…
By
Redaksia
3 Min Read
Islamofobët që shkruajn komente antiislame
Sa herë sheh komente fyese ndaj Islamit dhe muslimanëve nëpër rrjete sociale, prapa atij komenti,…
By
Redaksia
0 Min Read
Dhjetë gjërat që i dallojnë njerëzit e suksesshëm
Nuk brengosen për atë se çka mendojnë njerëzit për ta Njëra nga preokupimet më të…
By
Redaksia
5 Min Read
Shoqëria civile në Shqipëri forum solidariteti me demokracinë në Turqi
Ambasadori Bayraktar gjatë fjalës së tij në këtë forum u shpreh se që nga fillimi…
By
Redaksia
5 Min Read
